Pogba dhe Halaand te Reali? E shpjegon menaxheri Raiola

Paul Pogba ka qenë gjithmonë një i preferuari i Zinedine Zidane. Mirëpo drejtuesit e klubit mbretëror kurrë nuk kanë qenë plotësisht të bindur për të nënshkruar me të, megjithëse është e vërtetë që ata kanë negociuar në raste të ndryshme me Mino Raiolan, menaxherin e francezit. Italiani Raiola është një nga më të rëndësishmit në skenën e futbollit aktual.

Ai foli me MARCA-n këtë javë për lojtarët kryesorë që ka në menaxhim:

“Paul po kalon një moment të vështirë, por le të jetë i qartë, sepse në Angli janë shumë të ndjeshëm, Pogba është duke u përqëndruar për një mbyllje ë shkëlqyeshme të sezonit me Manchester United, të ndihmojë në kualifikimin e skuadrës në Champions.”

Raiola, gjithsesi, nuk guxon të thotë se çfarë do të ndodhë me një lojtar (Pogba) që i përfundon kontratamj në 30 qershor 2021.

“Nuk mund ta thuash se çfarë do të ndodhë. Sot nuk mund ta dish. Tani Klubi dhe skuadra kanë rëndësi, të shohim se çfarë mund të ndodhë. Kishte interes të madh, por nuk ishte e mundur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë “.

Raiola është menaxher edhe i Erling Haalandit, i cili vetëm pak muaj më parë firmosi me Borussia në Dortmundin:

“Ai është një “xhevahir” shumë i rëndësishëm. Është bukur ta shohësh duke luajtur dhe se si evoluon në çdo ndeshje. Askush nuk mendoi se përshtatja e tij në Bundesligë, në Ligën e Kampionëve, në një ekip si Borussia Dortmundi, do të ishte i tillë. Askush nuk e priste. Nuk është e lehtë të kalosh nga Austria në Gjermani dhe të tregosh atë nivel. Ka ende mundësi për t’u rritur, do të luajë në Dortmund aq sa të jetë e nevojshme. Nuk mendoj se ai do të largohet nga Dortmundi këtë verë. “

Marrëdhëniet e Raiolas me drejtuesit e “Los Blancos” janë përmirësuar ndjeshëm, siç e pranon vetë agjenti. “Marrëdhëniet e mia me Real Madridin janë shumë të mira. Unë jam në kontakte me José Angel dhe më pëlqen të diskutoj çështje të futbollit dhe FIFA-s me të, sepse mendimi i tij më intereson. Kam shumë shpresë se një ditë mund të çoj te Real Madridi një futbollist të shkëlqyeshëm. Tani kam Areolan, por është një gjysmë operacion, sepse është në huazim. Dua të çoj një futbollist këtë verë. Do të ishte një krenari për mua dhe futbollistët e mi, sepse Real Madrid është një klub i shkëlqyeshëm.”