Preket nga Coronavirusi partnerja e James Bond

Partnerja e James Bond njofton se është prekur nga koronavirusi.

Aktorja Olga Kurylenko ka lajmëruar se është testuar pozitive për koronavirus.

40 vjeçarja, e cila njihet më mirë për rolin e saj për partneren e James Bond, ka treuar se është diagnostikuar pasi është ndjerë e sëmurë gjatë gjithë javës, me temperaturë dhe lodhje.

Ajo tani ka hyrë në ditët e izolimit dhe ka postuar një fotografi të dritareve të saj të mbyllura, duke zbuluar në Instagram se është izoluar në shtëpi.