Evertoni e ndal me barazim Chelsean
Chelsea është ndalur me barazim pa gola nga Evertoni përkundër një dominimi të dukshëm në një ndeshje të Premierligës të dielën në Londër.
Skuadra e Maurizio Sarrit vazhdon të jetë e pamposhtur në ligë pasi regjistroi barazimin e katërt pas 12 xhirove, dhe tani ngel dy pikë prapa liderit, Liverpoolit, në renditjen tabelore.
Të kaltrit dështuan ta gjenin rrjetën e portës së vizitorëve nga Liverpooli, përkundër rasteve të pareshtura gjatë gjithë ndeshjes.
Chelsea ishte e kontrolloi dhe dominoi ndeshjen me 68% mbajtje të topit, derisa pati 14 goditje në drejtim të portës së Evertonit, krahasuar me vizitorët që patën vetëm 6 goditje në drejtim të portës kundërshtare.
Ndërsa, katër goditje në kornizën e Jordan Pickford ishin përpjekje të pasuksesshëm të lojtarëve të Chelseat për ta mposhtur atë.
Chelsea tani ka 28 pikë në vendin e tretë, dy më pak se Liverpooli në vendin e parë dhe një më shumë se Tottenhami në vendin e katërt.
Ndërkohë, Evertoni mblodhi në total 19 pikë dhe renditet e nënta.