Konfirmohet lufta për titullin e padiskutueshëm të Botës në boks

Promoteri i boksit, Eddie Hearn ka konfirmuar se meçi i madh për titullin e padiskutueshëm do të ndodhë këtë vit.

Pas triumfit të Furyt ndaj Wilder, Hearni, ka thënë se këtë vit do të ketë kampion të padiskutueshëm të Botës në pesha të rënda.

Lufta për titullin e padiskutueshëm të Botës do të ndodhë, do të bëj gjithçka për të arritur marrëveshjen“, ka thënë Hearn.

Fury aktualisht është kampion i WBC, ndërsa Joshua mban brezat e WBA, IBF dhe WBO.

Nëse ndodh ky meç atëherë fituesi do t’i marr të gjitha brezat.

Lennox Lewis mbetet kampioni i fundit i padiskutueshëm i peshave të rënda, kur më 13 nëntor 1999 mposhti Evander Holyfieldin.