Newcastle interesohet për Piatek

Trajneri i Newcastle Unitedit, Steve Bruce është në bisedime me Milanin për transferimin e sulmuesit polak Krzysztof Piatek, raporton “The Sun”.

Rikthimi i Zlatan Ibrahimovicit te Milani mund të limitojë edhe më tepër minutazhën e sulmuesit polak dhe Newcastle shpreson të shfrytëzojë këtë mundësi.

Piatek ka shënuar 13 gola në 35 ndeshje në Serie A që kur iu bashkua Milanit në janar të vitit 2019 nga Genoa për 38 milionë euro.

Këtë stinor ai ka shënuar katër gola në 17 ndeshje në elitën e futbollit italian.