Milani pranë Todibos
Raportohet se Milani ka arritur marrëveshje me Barcelonën për Todibon.
Sipas “Calciomercato.com” dhe “MilanNews.it”, mediave italiane, klubet janë pajtuar që mbrojtësi francez të transferohet në formë huazimi në ‘San Siro’ me të drejtë blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro.
Raportohet se gjithçka është e kryer mes klubeve dhe tani fjalën e fundit e ka vet futbollisti, Jean-Clair Todibo, që ende s’ka vendosur.
Todibo dje mbushi 20 vjet, ai u transferua te Barcelona nga FC Toulouse në janarin e vitit 2019 për 1 milion euro.
Ai ka bërë vetëm tri paraqitje këtë sezon, tregues i qartë se zgjidhja më e mirë është largimi.