Albin Kurti arrin në Kuvendin e Kosovës
Ka mbetur edhe gjysmë ore deri te mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët tashmë kanë nisur të mblidhen në objektin e Kuvendit të Kosovës për të qenë gati në seancën konstituive të paraparë të nis në ora 15:00.
Aty tashmë ka arritur edhe kreu i VV-së, Albin Kurti, i cili gjatë ditës së djeshme dështoi të arrijë një marrëveshje për koalicion qeverisës me LDK-në, shkruan Reporteri.net.
Në Kuvendin e Kosovës është parë të hyjë edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.
Ndryshe, LDK e VV u nisën për seancën konstituive pa arritur marrëveshje për krijim të institucioneve.