Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se viktima mashkull K-Shqiptar është gjetur të hënën pa shenja jete në shtëpinë e tij, dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sipas familjarëve viktima ishte përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.