Gjira tregon cila është këngëtarja e saj e preferuar

Gjira tregon haptazi favoriten e saj.

Gjira gjatë ditës së sotme ia ka mundësuar fansave të saj opsionin ‘Pyetje/përgjigje’ në rrjetin social Instagram.

Ndjekësit e kishin pyetur atë për gjëra të ndryshme si për muzikë edhe për jetën private.

Një nga pyetjet ishte “Këngëtarja e preferuar shqiptare”.

Gjira tha se Elvana është favoritja e saj, kjo pasi gjatë gjithë këtyre viteve ka arritur të mbaj një nivel të njëjtë performimi dhe nuk është bërë kurrë bajat pasi çdo herë ka sjellë gjëra të reja.