“Fol Fol”, kënga më e re nga Mimoza Shkodra
Mimoza Shkodra ka prezantuar para publikut këngën e re të titulluar, “Fol Fol”.
Ky projekt i saj është realizuar për xhirimet e fundvitit dhe tashmë është shpërndarë edhe në kanalin YouTube.
Tekstin e ka bërë Kreshnik Avdiu, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Wirusi.
Në ndërkohë, producent i këtij projekti ritmik është Bujar Avdimetaj.
Mimoza po ashtu duket në top formë, e veshur me një fustan të gjatë shkëlqyes gri e me flokë kaçurrele.