Vjen kënga më e re e PINT

Blleki, MC Kresha dhe Luar sot kanë lansuar këngën e tyre më të re “Thug Life”

E derisa vera ka përfunduar dhe shumica e këngëtarëve tashmë kanë përfunduar edhe mbrëmjet e tyre, tashmë kanë filluar lansimet e këngëve të reja të tyre.

Një ndër to është edhe kënga më e re, “Thug Life” që vjen nga labeli PINT e që në të këndojnë Blleki, MC Kresha dhe Luar.

Kënga është lansuar sonte në orë 19:00 dhe deri me tani komentet për të janë pozitive.