Vidal gjithnjë e më pranë Interit
Arturo Vidal mund të rikthehet në Serie A.
Ylli i Barcelonës është i gatshëm të heq dorë nga një ofertë fitimprurëse nga Kina, vetëm e vetëm për t’u transferuar në Serie A te Interi.
Mediet në Itali raportojnë se interesimi i Interit për mesfushorin kilian po vazhdon të rritet.
33 vjeçari në një intervistë së fundi e pranoi se nuk është i lumtur te Barcelona, shkaku i pak minutave që ka në dispozicion nga trajneri Ernesto Valverde.
Te Interi, Vidal do të kishte mundësinë të punonte sërish me Antonio Conten, me të cilin mban mend disa kujtime te mira nga Juventusi.
loading…