Juventusi nuk dorëzohet për Iscon

Juventusi është i gatshëm të bëjë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me yllin e Real Madridit, Isco.

Tuttosport shkruan se kampionët e Serie A nuk kanë ftohur interesimin për anëtarin e Real Madridit.

Isco ka qenë prej kohësh i preferuar i trajnerit Maurizio Sarri, i cili ishte lidhur me lojtarin edhe sa ishte pjesë e Chelseat.

Por, edhe pse po qëndron në bankinë, Isco nuk do të largohet me një çmim të ulët nga Real Madridi, që kërkon së paku 70 milionë euro.

Për spanjollin ka interesim edhe nga Premierliga, konkretisht skuadrat Tottenham dhe Arsenal.

loading…