Motta, trajner i ri i Genoas

Thiago Motta ka pranuar ofertën që të bëhet trajner i ri i Genoas, duke e zëvendësuar Aurelio Andreazzolin, raportoi “Sky Sport Italia” të hënën.

Motta është takuar me krerët e Genoas të hënën pasdite dhe është arritur marrëveshja mes palëve.

Ish-mesfushori i Italisë do të zyrtarizohet te Genoa të martën.

Motta, 37-vjeçar, kishte luajtur për Genoan në stinorin 2008/09, duke e ngjallur karrierën, ndërsa më pas kaloi tek Interi e Paris Saint-Germaini.

Ai përfundoi karrierën në fund të stinorit 2017-18 dhe stinorin e kaluar ishte trajner i U-19 të PSG-së.

loading…