Peshk në furrë
Ushqimet që përgatisim në shtëpi kanë shumë rëndësi në mënyrën se si i realizojmë ato, për të përfunduar në një shije të lezetshme që tërheq drejt ngrënies në shtëpi, transmeton ballkani.info
Përgatitja e ushqimit kur bëhet me pasion dhe dije, nuk mund të jetë askund tjetër më mirë se në shtëpi. Më poshtë gjeni një recetë të përgatitjes së peshkut, i cili padyshim se është gjëja më e shëndetshme që mund të kemi në pjatat tona.
Përbërësit:
2-4 peshk
2 domate
4 thelpinj hudhre
1 limon
gjethe dafine
kripë
piper
Procedura:
Marrim peshqit qe i kemi pastruar me pare. I veme ne tepsi ku kemi hedhur pak vaj,i kriposim pak (jo shum kripe), i cajme pak nga te dyja anet e kurrizit dhe fusim nga nje thelb hudhur.
Brenda ne barkun e peshkut vejme nga nje gjethe dafine,feta domateje,limoni dhe pak hudhra. Nga siper i lyejme pak me vaj, u veme feta domateje ,limoni dhe i hedhim pak piper.
I shtojme dhe nje filxhan uje e mbulojme me leter alumi dhe e pjekim ne furre ne 200 gr,rreth 50-60min. Para se ta nxjerrim nga furra heqim letren e alumit qe te mari pak ngjyre. Ju bëftë mirë. /Ballkani.info/