Çka e bashkoi Nismën me AKR-në?

Bilall Sherifi nga Nisma ka vlerësuar se kjo parti po të futej në koalicion me ndonjë parti të madhe, do t’ia lehtësonte fitoren.

Sipas tij pikërisht kjo situatë e ka shtyrë Nismën të futet në koalicion me një parti më të vogël, në këtë rast AKR-në dhe PD-në, që pas zgjedhjeve të jete një rregullator i skenës politike.

“Lidhja e koalicionit më së paku ka të bëjë me bazat ideologjike të dy partive”.

“Ideja ka qenë për të ndërtuar një bosht politik rreth Nismës, AKR-së dhe PD-së, me qëllim që të mos lejojnë barrikadimin e skenës politike pas zgjedhjeve”.

Në Zonën Zgjedhore të Klan Kosovës Sherifi foli edhe lidhur me atë se a ka konflikt në mes të Jakup Krasniqit dhe Behgjet Pacollit, duke treguar se a ka pasur ndikim kjo në koalicion.

“Të tjerët e kanë shpalos si konflikt – nuk ka pas asgjë personale asnjëherë, nuk ka pasur asnjë konspiracion nga Krasniqi në drejtim të Pacollit”.

“Pacollin e rrëzoi Kushtetuesja, as Krasniqi as seanca e Kuvendit. Të gjitha të tjerat kanë qenë çështje të situatave të stisura nga të tjerët, se sa që ka pasur diçka në mes tyre”.

loading…