Vala dhe Z-Mobile “në luftë” me numrat

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me rreth 300 mijë klientë të kompanisë Z-Mobile, ndonëse zyrtarët të Telekomit të Kosovës thonë se të gjithë këta numra do të kalojnë në menaxhimin e Telekomit.

Numrat 045 që fillojnë me 5 dhe 6 dhe numrat 046 që fillojnë me 1 i takojnë Z-Mobile, i cili deri para përfundimit të kontratës me Telekomin e Kosovës ishte operator virtual i telefonisë mobile Vala.

Telekomi i Kosovës më 30 korrik e ka shpallur të përfunduar kontratën me kompaninë Z-Mobile, e cila në vazhdimësi ishte përcjell me mosmarrëveshje të shumta.

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, se faza e tranzicionit, e cila do të zgjasë 120 ditë nga data e shkëputjes së kontratës, nuk do të pengojë marrjen e shërbimeve telefonike për konsumatorët e Z-Mobile.

Sipas tij, të gjithë konsumatorët e Z-Mobile janë duke marrë shërbime.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me rreth 300 mijë klientë të kompanisë Z-Mobile, ndonëse zyrtarët të Telekomit të Kosovës thonë se të gjithë këta numra do të kalojnë në menaxhimin e Telekomit.

Numrat 045 që fillojnë me 5 dhe 6 dhe numrat 046 që fillojnë me 1 i takojnë Z-Mobile, i cili deri para përfundimit të kontratës me Telekomin e Kosovës ishte operator virtual i telefonisë mobile Vala.

Telekomi i Kosovës më 30 korrik e ka shpallur të përfunduar kontratën me kompaninë Z-Mobile, e cila në vazhdimësi ishte përcjell me mosmarrëveshje të shumta.

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, tha për Radion Evropa e Lirë se faza e tranzicionit, e cila do të zgjasë 120 ditë nga data e shkëputjes së kontratës, nuk do të pengojë marrjen e shërbimeve telefonike për konsumatorët e Z-Mobile.

Sipas tij, të gjithë konsumatorët e Z-Mobile janë duke marrë shërbime.

Klienti tjetër, Arian Sinani, po ashtu thotë të ketë pasur probleme në marrjen e shërbimeve telefonike.

“Po kam pasur probleme, por kjo është tani e sa muaj jo vetëm kohëve të fundit. Nuk kemi ndonjë informacion se çfarë do të ndodhë me numrat tanë”, thotë ai.

Sistemi operativ i Telekomit të Kosovës ishte përballur me probleme teknike kohëve të fundit, që sipas zyrtarëve të Telekomit, kishin ndodhur për shkak të ngarkesës në rrjet.

Sa i përket numrave që përdoruesit kanë me Z-Mobile, në ditën kur ka përfunduar kontrata, kjo kompani pati theksuar se do të bëjë zgjidhje për konsumatorët e saj, duke shfrytëzuar deri në fund të gjitha mundësitë ligjore.

“Nga deklarimet, kemi vërejtur se Telekomi synon ta bëjë edhe një veprim tjetër kundërligjor, marrjen e numrave dhe konsumatorëve të Z-Mobile, duke e quajtur ‘periudhë tranzicioni’. Kjo është shumë e çuditshme, për shkak se edhe Telekomi e di se numrat e Z-Mobile janë pronë e kësaj kompanie dhe ato nuk mund të konfiskohen nga ndonjë kompani tjetër, as publike as private. Veprimet e tilla eventuale janë arbitrare dhe do te kenë konsekuenca juridike”, thuhej në komunikatën e kompanisë Z- Mobile.

Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje që t’i kontaktojë zyrtarët e Z-Mobile, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

Telekomi i Kosovës është futur në krizë të thellë financiare tani e sa kohë për shkak të borxheve të shumta të akumuluara. Një nga borxhet e Telekomit të Kosovës kap vlerën e më shumë se 25 milionë eurove që ka ndaj kompanisë me të cilën ka shkëputur kontratën, Z-Mobile.

Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës.

Operatori Vala që funksionon në kuadër të Telekomit, ka më shumë se 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.

loading…