Burri rrah gruan, dhe ikë

Në Prishtinë një grua ka raportuar Policinë e Kosovës se është rrahur nga burri i saj, si pasojë e një mosmarrëveshje.

I dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës, kjo e fundit është dërguar në spital për trajtim mjekësor, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në strehimore.

Ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti është ende duke u hetuar, përcjell Ballkan.info.

Rasti ka ndodhur dje në mëngjes.

Komunikata e Policisë:

Prishtinë, 17.08.2019 07:30.Viktima femër K/Shqiptare , ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptarë ka ushtruar dhune fizike dhe psikike ndaj saj, Viktima ka pranuar trajtim mjekësore dhe me vendim te prokurorit e njëjta është dërguar në strehimore. I dyshuari gjendet ne arrati. Rasti është duke u hetuar.

loading…