Deçanasi tenton të vetëdigjet

Policia e Kosovës raporton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person me probleme psikike, përcjell Ballkani.info

I arrestuari ka tentuar të vetëdigjet duke lagur tërë trupin me benzinë, dhe ka shkaktuar dhunë psikike dhe ka frikësuar familjarët.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komunikata e Policisë:

Deçan 14.08.2019-19:07.Është arrestuar i dyshuari mashkull /Shqiptar me probleme psikike, pasi që i njëjti ushtruar dhunë psikike dhe frikësim ndaj familjarëve, njëherit i njëjti kishte lagur tërë trupin me benzinë duke tentuar të vetë –digjet.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .

loading…