Milani interesohet për Rebic
Milani ka hyrë në garë për kroatin Ante Rebic.
Në garë për yllin e Eintracht Frankfurtit është rivali lokal i Milanit, Interi, raporton Tuttosport.
Supas këtyre raporteve thuhet se Milani ka hyrë në garë për Rebicin pas dështimit të arritjes së një marrëveshje me Atleticon për Angel Correan.
Frankfurti tashmë ka shitur Sebastian Hallerin e Luka Jovicin këtë verë, megjithatë është i gatshëm të shesë edhe Rebicin në rast se vjen ndonjë ofertë prej 40 milionë euro për shërbimet e tij.