Kosova e 120-ta në botë

Përfaqësuesja e Kosovës është ngritur për një pozitë në renditjen e FIFA-s.

Dardanët në renditjen e re të Shtëpisë Botërore të futbollit, gjendet në vendin e 120-të.

Bazuar në rezultatet pozitive të “verdhë e kaltërve”, barazimit ndaj Malit të Zi 1 me 1 si dhe fitorës ndaj Bullgarisë 2 me 3, ka ngritje nga vendi i 121-të.

Djemtë e udhëhequr nga Bernard Challandes, do të kenë dy ndeshje gjatë muajit shtator.

Ndeshjet e radhës do të jenë kundër Çekisë dhe Anglisë.