Milani afër mesfushorit të Fiorentinës
Milani është pranë arritjes së marrëveshjes për mesfushorin e Fiorentinës, Jordan Veretout.
Gianluca Di Marzio raporton se mesfushori 26 vjeçar, Jordan Veretout, mund të transferohet te Milani.
Veretout ka qenë në shënjestër të Milanit, të cilët fillimisht i kanë ofruar skuadrës së Fiorentinës kartonin e Lucas Bigilia si shkëmbim.
Por, është Fiorentina që po preferon shitjen e lojtarit, dhe Milani tani ka rënë dakord të negociojë nën këto kushte.