TNS në epërsi kundër Feronikelit

The New Saints ka kaluar në epërsi kundër Feronikelit, në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, e cila po zhvillohet momentalisht në Uells.

Kapiteni LLadrovci shkaktoi penallti në fillim të pjesës së dytë, duke i dhënë mundësinë TNS të kalojë në epërsi.

Greg Draper realizoi nga penalltia në minutën e 49-të për 1:0.

loading…