Llapi nis përgatitjet për sezonin e ri
Klubi i futbollit Llapi i fillon sot përgatitjet për sezonin e ri. Grumbullimi i parë do të bëhet në orën 16:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”
Skuadra e Llapit sot do ta nisë fazën përgatitore për edicionin 2019/20.
Kryetrajneri Tahir Batatina nga ora 16:00 do ta ketë grumbullimin e parë me futbollistët që do jenë pjesë e klubit në edicionin e ri, njofton klubi llapjan.
Kurse, në ora 18:00 skuadra do ta mbajë stërvitjen e parë, teksa përgatitjet do të vazhdojnë intensivisht për të qenë të gatshëm dhe të përgatitur për sfidat që e presin ekipin bardhekaltër në vazhdim.
Llapi edhe në edicionin e ri do ta kërkojë titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, në mënyrë që të dalë në Evropë.