Man. City insiston për Cancelon

Manchester City mbetet i interesuar për portugezin Joao Cancelo dhe pritet të bëjë ofertë për mbrojtësin e djathtë të Juventusit, raporton “Sky”.

Më herët ishte bërë e ditur se City do të bëjë ofertë për Cancelon në rast se e shet Danilon te Juventusi. Mirëpo, tash krerët e Cityt mendojnë të bëjnë ofertë për portugezin edhe pa e larguar Danilon.

Cancelo 25-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2023. Te Juventusi është transferuar verën e kaluar nga Valencia për 40 milionë euro. Stinorin e fundit ai luajti 34 ndeshje në të gjitha garat ndërsa pati një gol dhe pesë asistime.