Bayerni transferon talentin nga Zelanda e Re

Bayerni e ka blerë edhe zyrtarisht talentin e Zelandës së re, Sarpreet Singh, nga klubi i A-League, Wellington Phoenix.

20-vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kampionin gjerman, por fillimisht do të luajë për Bayern Munich II në nivelin e tretë të futbollit gjerman.

Sigh pati 26 paraqitje në A-League këtë sezon dhe tani do ta ketë mundësinë ta dëshmojë veten në Evropë.

Mesfushori sulmues kontribuoi me nëntë gola dhe tetë asiste në 40 paraqitje në të gjitha garat për Wellington, pas debutimit në ekipin e parë në fillim të vitit të kaluar.