Conte dëshiron ta ketë Balen te Interi
Media spanjolle “El Chiringuito” ka raportuar se Interi ka kërkuar informacion për sulmuesin uellsian të Real Madridit, Gareth Bale, lajm ky që ka “ndezur” fantazinë e tifozërisë zikaltër.
Bale ka thyer tërësisht raportin me trajnerin madrilen, Zinedine Zidane, por ka kërcënuar se nuk do të largohet nga Reali, deri në përfundim të kontratës, verën e 2022-shit.
Aktualisht për uellsianin ka shfaqur interes vetëm Manchester United, ndërsa së fundi, sipas “”El Chiringuito”, është Interi i Antonio Contes, që po mendon të transferojë Bale në Milano.