Simeone martohet me modelen argjentinase
Diego Simeone dhe e dashura e tij, Carla Pereyra, janë zyrtarisht burrë e grua pasi janë martuar në një ceremoni sekrete javën e kaluar.
Trajneri i Atleticos, i cili u bë baba për herë të pestë në shkurt, pritej të martohej me modelen argjentinase në muajin korrik.
Por, mediat spanjolle raportuan se çifti ka zhvilluar një ceremoni shumë private me miqtë më të ngushtë javën e kaluar.
Megjithatë, një ceremoni tjetër fetare pritet të mbahet gjatë muajit gusht ose shtator në Itali.

