Shaqiri pas titullit: Elhamdulillah!
Xherdan Shaqiri është shpallur sonte kampion, me skuadrën e tij Liverpoolin, në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli shënoi fitore prej 2 me 0 ndaj Tottenhamit për të fituar titullin e gjashtë në këtë garë, gjersa për Shaqirin është i dyti, përkundër që sonte nuk u inkuadrua në lojë.
Megjithatë, Shaqiri kishte luajtur një rol shumë të rëndësishëm në gjysmëfinalen ndaj Barcelonës, në një nga fitoret më të mira në histori të Liverpoolit, duke fituar në Anfield me rezultat prej 4 me 0.
Pas fitores, ky është postimi i Shaqirit në Facebook:
?? elhamdulillah #weareliverpool ??❤️❤️❤️ #XS23 Liverpool FC
Kujtojmë se Shaqiri e kishte fituar Ligën e Kampionëve edhe me Bayern Munichun në vitin 2013.