Interi siguron shërbimet e talentit maqedonas
Me zyrtarizimin e Antonio Contes, që mori vendin e të shkarkuarit Spalletti në stolin e skuadrës, drejtuesit e Interit kanë nisur menjëherë nga puna për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave turke, goditja e parë pas afrimit të ish teknikut të Chelseat dhe Juventusit, është ajo e Eljif Elmas.
Talenti maqedonas 19-vjecar bëri një sezon të shkëlqyer te Fenerbahce, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.
Por duket se drejtuesit e Interit kanë nxituar të sigurojnë një akord me klubin nga Stambolli mbi bazën e 11 milionë eurove për 19-vjecarin, i cili pritet të firmosë brenda disa ditëve.