Dermaku afër Parmas

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Kastriot Dermaku, këtë edicion mund të luajë në Serie A.

Mediumet italiane kanë njoftuar të enjten se 27-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje me Parman.

Dermaku te Parma do të transferohet si futbollist i lirë, pasi kontrata me Cosenzan i skadon në fund të muajit të ardhshëm.

Me Parman pritet të firmosë kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Në garë për Dermakun ishin edhe Torino e Bologna, por lojtari ka preferuar Parmën.

Dermaku në edicionin e fundit regjistroi 32 ndeshje në Serie B, duke shënuar një gol. Ka dy ndeshje me Shqipërinë.