Thaçi sërish UÇK! (FOTO)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përkujtimin e betejës së Pashtriut përveç se e përdori që të flasë për bashkim kombëtar, e shfrytëzoi edhe për të bërë disa fotografi, një nga to edhe me kapelë të uniformës së UÇK-së.
Presidenti Hashim Thaci përmes Facebook’ut ka shpërndarë disa fotografi.
Në njërën nga to, përdallim nga tjerat, Thaci shihet në shoqëri të disa ish-ushtarëve, e pranë tyre, ai si duket vendosi që të dalë pa kravatë e me kapelë të UÇK-së.
Ndër të tjerash, ai ka publikuar edhe disa fotografi duke vënë kurora lulesh.
“Në Planejë të Pashtrikut, njëzet vjet pas, për të kujtuar një prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fronti i Pashtrikut ishte fronti i shpresës dhe besimit për të gjithë luftëtarët e lirisë se dita e fitores po afrohej”, shkroi presidenti përmes Facebook’ut.