Juventusi pranë rinovimit me talentin e sulmit

Me mbylljen e sezonit te Juventusi kanë nisur të mendojnë për rinovimet e kontratave në pritje se cili do të jetë emri i trajnerit të ri, për të nisur zyrtarisht edhe merkaton.

Bardhezinjtë kanë arritur akordin me zbulimin e këtij sezoni Moise Kean për rinovimin e kontratës aktuale që sulmuesit i skadon në vitin 2020.

Për të blinduar talentin e kombëtares italiane, Paratici i ka ofruar agjentit të futbollistit, Mino Raiola rinovimin e kontratës deri në vitin 2024 me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, një shifër e konsiderueshme kjo për një 19-vjeçar.

Marrëveshja është arritur tashmë dhe pritet vetëm firma mbi kontratë. Me këtë rinovim kontrate të Kean, Juventusi shmang edhe interesimin e klubeve të mëdha europiane për sulmuesin 19-vjeçar.