Llapi nis me përforcime
Llapi ka prezantuar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm në Superligë.
Ekipi i Tahir Batatinës ka prezantuar Blendi Memajn.
Memaj ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me “Legjendat” me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.
24-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit së fundmi ishte pjesë e Lirisë, ndërsa ka luajtur edhe për Beshiktashin U21 dhe Rabotnickin.