Renditja e shteteve në finalen e sontme të ‘Eurovisionit’
Përfaqësuesja shqiptare Jonida Maliqi do të kendojë e dyta.
Nata finale e ‘Eurovisionit’ do të mbahet sot në Tel Aviv ku pjesë e finales është edhe përfaqësuesja shqiptare Jonida Maliqi.
26 shtete do të garojnë sot për çmimin fitues, 20 prej të cilave u kualifikuan nga dy gjysmë-finalet që u zhvilluan në dy netët e para të festivalit.
Jonida Maliqi do të këndojë sot e dyta me radhë dhe do ta ketë kodin ’02’, nga ku shqiptarët mund ta votojnë deri në 20 herë.
Kjo është renditja e plotë e shteteve që do të këndojnë sipas radhës sonte në natën finale të “Eurovision 2019”:
1. Malta
2. Shqipëria
3. Republika Çeke
4. Gjermania
5. Rusia
6. Danimarka
7. San Marino
8. Macedonia e Veriut
9. Suedia
10. Sllovenia
11. Qipro
12. Holanda
13. Greqia
14. Izraeli
15. Norvegjia
16. Mbretëria e Bashkuar
17. Islanda
18. Estonia
19. Bjellorusia
20. Azerbajxhani
21. Franca
22. Italia
23. Serbia
24. Zvicra
25. Australia
26. Spanja
