Pjata-keto taste

Sallatë e gjelbër
Spinaq
Gjoks pule
Kërpudha të freskëta
Tranguj
Speca
Karotë
Ullinj
Qepë e kuqe
Djathë i bardhë
Salcë e shtëpisë e përgatitur me ullinj
Uthull balsamike
Lëng limoni
Majdanoz
Vaj ulliri
Kripë nga Himalajet

Keto Taste është pjata e përkryer nëse ju i kushtoni rëndësi regjimit të shëndetshëm ushqimor!

Dieta Keto është një dietë e pasur me yndyra, e varfër për nga karbohidratet.
Në mënyrë që trupi ynë të ketë energji, atij i nevojitet një lloj derivati e atë derivat e merr nga karbohidratet.
Në trup ato shkëmbehen në sheqer, e rolin më të madh e ka glukoza.
Për trupin është derivati më i thjeshtë dhe më i pranishëm.
Kur nuk konsumoni mjaftueshëm karbohidrate, trupi fillon të kërkojë burim tjetër të energjisë për muskujt e vet.
Në mungesë të glukozës, fillon t’i shkrijë yndyrat dhe t’i përdorë si derivate.
Këtu edhe fillon procesi i humbjes në peshë.
Gjatë këtij procesi, mëlçia fillon të krijojë trupa ketonik dhe qelizat fillojnë t’i përdorin si burim të energjisë.