LSI para protestës: Populli e ka marrë vendimin
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka ftuar të gjithë qytetarët të mblidhen sot për t’i treguar kryeministrit se populli e ka marre vendimin e tij.
Sipas tij, “populli e ka marrë vendimin e tij.
Ndaj sot, të gjithë bashkë, në orën 18.30 në protestën para Kryeministrisë për t’i thënë shporru këtij kryeministri të papërgjegjshëm, të korruptuar, ilegjitim të dalë nga votat e grabitura me kriminelët në zgjedhjet e 2017”.
“Shqiptarët asnjë kompromis nuk mund të bëjnë me të ardhmen e tyre, ata kanë një mision të largojnë Edvin Ramën.
Këtë njeri të inkriminuar, këtë mik të kriminelëve, të oligarkëve dhe hajdutërisë shtetërore, duhet t’i themi ndal!
Ky sharlatan kryeministër, që tallet me varfërinë dhe mjerimin e njerëzve duhet të largohet një orë e më parë. Nuk ka asnjë kompromis. Populli e ka marrë vendimin e tij”, tha ai.