Unitedi gjen formulën e largimit të Sanchezit

Transferimi i Alexis Sanchez është ndër dështimet më të mëdha të Manchester United.

I ka kushtuar rreth 70 milionë euro që kur ka ardhur nga Arsenali, ka pagë 30 milionë euro në sezon dhe ka luajtur në vetëm 44 ndeshje, ku ka shënuar 5 gola.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” po përgatisin një mini-revolucion për të rimodeluar skuadrën e tyre dhe Sanchez është i pari në listë për t’u larguar, mirëpo paga e tij e lartë bën që asnjë klub të mos afrohet për të tentuar huazimin e kilianit.

Ndërkohë që për t’u shitur përfundimisht as që ka ndonjë klub që e ka ndërmend. Për këtë, tek United janë gati që të paguajnë gjysmën e pagës që ta largojnë në formë huazimi.

Do të jenë plot 15 milionë euro që klubi nga Manchesteri do paguajë që lojtari i tyre të largohet.

Kujtojmë që Sanchez, 30 vjeç, ka refuzuar të dalë në merkato për t’u larguar nga United, për arsyen e thjeshtë sepse do pagë 30 milionë euro në sezon.