Messi arrin golin e 600-të për Barçën
Me dy golat e shënuar në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, Lionel Messi ka arritur në shifrën e 600 golave për Barcelonën.
Argjentinasi arriti shifrën magjike duke shënuar dy gola në pjesën e dytë në fitoren 3 me 0.
Goli i 600-të i tij erdhi nga gjuajtja e lirë.