Interi insiston për Darmian
Interi është favorit për të transferuar mbrojtësin Matteo Darmian nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni, raporton të mërkurën “Goal.com”.
Bëhet e ditur se Interi tashmë ka nisur negociatat me ekipin anglez, të cilit i ka ofruar dhjetë milionë euro dëmshpërblim për Darmianin. Ndërkohë, lojtarit i ka ofruar kontratë trivjeçare.
Darmian 29-vjeçar, ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit të ardhshëm kurse këtë edicion ka vetëm shtatë paraqitje.
Ai është pjesë e “Djajve të Kuq” prej vitit 2015 kurse karrierë ka bërë edhe te Torino, Palermo, Milani e Padova.