Vëllai rrah motrën

Një person është arrestuar në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevë, pasiqë pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm.