Adele ndahet nga bashkëshorti Simon Konecki
Adele është ndarë nga bashkëshorti i saj Simon Konecki.
Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesit e këngëtares.
Çifti janë prindër të një djali, Angelo i cili erdhi në jetë në vitin 2012.
30-vjeçarja u martua me Konecki, sipërmarrës i një shoqate bamirësie, në 2016 pas pesë vitesh lidhje.
Në deklaratë u tha se çifti kërkon privatësi dhe nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi arsyet e ndarjes.
Ata u martuan në fshehtësi. Adele iu referua për herë të parë publikisht martesës me Konecki gjatë një fjalimi kur pranoni çmimin Grammy në 2017, ku ajo falënderoi “bashkëshortin” e saj.
Adele është e njohur për këngët dhe albumet e saj në krye të klasifikimeve.
Albumi debutues i këngëtares “19”, që doli në treg në vitin 2018 arriti vendin e parë në tabelat e Britanisë së Madhe.
Më pas, ajo fitoi një seri çmimesh dhe albumi i parë u ndoq nga albumi i dytë ’21’, që kryesoi listat në 30 shtete, përfshirë SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Albumi i saj i tretë “25”, shiti një rekord prej 800.000 kopje vetëm në javën e parë të daljes në treg dhe u bë albumi më i shitur i vitit 2015.
Në mars Adele u fotografua duke hyrë në një studio regjistrimi në Neë York, duke nxitur spekulime se po punonte për një album të ri.