Juventusi kryeson garën për shërbimet e Rabiot
Pas Aaron Ramsey, Juventusi përgatit një tjetër goditje të mëdha me parametër zero në mesfushë.
Bëhet fjalë për Adrien Rabiot i cili nuk rinovoi kontratën me Paris Saint Germain, dhe në verë do të ndryshojë ambient.
Mesfushori i talentuar francez ishte shumë pranë Barcelonës por mosplotësimi i kërkesave financiare nga ana e drejtuesve të klubit blaugrana ka bërë që Rabiot të ndryshojë destiancion.
Edhe pse në ditët e fundit është folur shumë për një kalim të mundshëm të Rabiot në Angli në skenë për të marrë shërbimet e tij ka dalë Juventusi dhe francezi po e mendon seriozisht këtë opsion.
Për të bindur Rabiot, bardhezinjtë pritet t’i ofrojnë të njëjtën shifër edhe si Barcelona prej 10 milionë eurosh në sezon ndërkohë që drejtuesit e Juventusit pritet të japin edhe komisione shumë të larta për agjentët e lojtarit.