Moti sot në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Prej mesditës vranësirat do të vijnë në dendësim.
Reshjet e shiut lokale do të bëhen të pranishme pasdite. Në jug e juglindje reshjet do të fitojnë intensitet mesatar.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje -Jugperëndim 1-8m/sek që do të sjellë një valëzim të ulët.
Temperaturat do të arrijnë nga 7 në 23 gradë celsius.