Ngjarjet për ditën e sotme

Në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar”, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) organizon ligjëratë në Universitetin AAB.

Kawa Group bën pranimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve.

Dita e pestë e Javës së Gruas vazhdon me tryezën për edukimin qytetar dhe politik si mënyrë për të forcuar qëndrueshmërinë e demokracisë.

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Kuvendit të Rinjëve të Prishtinës dhe drejtuesit e shkollës “Sami Frashëri”, me rastin e 20-vjetorit të djegies së kësaj shkolle hap ekspozitën me fotografi.

Komuna e Deçanit mban mbledhje solemne ku do të merr vendimin për shpalljen “Qytetar Nderi” për John C. Boyd, shef i shtabit, Gjeneral brigade. Kurse në ora 12:00 organizohet ceremonia solemne e ndarjes së titulli. Merr pjesë kryeministri, Ramush Haradinaj. (Komuna e Deçanit)

Në fshatin Opterushë Rahovecit mbahet tubime përkujtimore për shënimin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.