Ngjarjet e ditës së sotme

Federata e Ping-Pongut e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e Ping-Pongut “Vitia”, organizojnë turneun për seniorë në ping-pong “Flakadani i Karadakut”. (ShMT “Jonuz Zejnullahu”, Viti)

Nën përkujdesjen e Komunës së Ferizajt, organizohen disa aktivitete për të shënuar 30-vjetorin e demonstratave të 23 marsit 1989.

Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana”, Ferizaj)

Shoqata “Miqtë e Amerikës” do ta bëjë zëvendësimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, në një ceremoni rasti. (Te Shtatorja e Bill Clintonit, Dardani)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kolegji UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së, Lipjan)

Ndahen shpërblimet e Garës Kombëtare në gjuhën angleze, ku morën pjesë 2000 nxënës nga 20 komunat e Kosovës. (Kolegji “Mehmet Akif”, Lipjan)

Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera” organizon edicionin e gjashtë të garës së inteligjencës “Eureka”. 255 finalistë nga 27 komuna, do të garojnë në finale. (Gjimnazi “Hasan Nahi”, Veternik)

Jepet shfaqja për fëmijë “Princeshat dhe Dragoi”, me regji nga Melihate Qena. (Teatri “Dodona”, Prishtinë)

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nënë Terezë”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Grandit, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll zhvillon stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese kundër Bullgarisë, që e zhvillon të hënën, më 25 mars. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec shënon 29-vjetorin e themelimit. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec)