Edhe Nisma thotë se e përkrah mbylljen e kazinove

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se deputetët e këtij grupi parlamentar përkrahin iniciativën për mbyllje të kazinove.

Ai ka thënë se deputetët e Nismës do të jenë të pranishëm të premten në seancën e jashtëzakonshme, pas vrasjes së dy të rinjve në vendet e punës në kazinotë në Suharekë dhe Lipjan.

Më herët, edhe AAK-ja ka thënë se e përkrah iniciativën për mbylljen e kazinove dhe bastoreve.

Për këtë çështje nesër Kuvendi i Kosovës do të debatojë në një seancë të jashtëzakonshme. /Ballkani.info/