Taksa “mollë sherri” për koalicionin

Pas vendosjes së taksës 100% krerët e koalicionit qeverisës kishin dalur publikisht në mbështetje të saj. Kjo mbështetje nga krerët shpejt u zbehë sepse autoritetet serbe, nuk pranuan të ulen për bisedime të mëtutjeshme me Kosovën pa u hequr taksa ndaj produkteve të importuara nga Serbia.

Kundër kësaj takse tashmë është dalur haptas edhe SHBA-ja duke insistuar në arritjen e një konsensusi mes Kosovës e Serbisë.

Taksa po del të jetë një “mollë sherri” për koalicionin i cili nuk po arrinë të gjej një gjuhë të përbashkët, ku si pasojë e kësaj mund të bie qeveria, shkruan Ballkani.info

Njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri në një prononcim për Ballkani.info tha se PDK-ja është ajo e cila po e vë në pozitë të palakmushme kryeministrin Haradinaj, sepse sipas tij nuk e kanë kurajon që ta rrëzojë qeverinë.

“PDK e cila fitoi popullaritet me propozimin e tarifës doganore prej njëqind për qind në mallrat që në Kosovë hyjnë nga Serbia dhe nga Bosnje e Hercegovina tash dëshiron të faktorizohet duke kërkuar pezullimin e kësaj takse për 120 ditë së pari te faktori ndërkombëtar, por duke e detyruar kryeministrin Haradinaj vet ta suspendoj taksën. Në këtë bën presion por edhe përpiqet që kryeministrin ta paraqes si të papërgjegjshëm, si kokëfortë në politikë dhe së fundi edhe si antiamerikan i cili nuk ka sens dhe nuk i dëgjon këshillat dhe sygjerimet e SHBA -ve. Pasi Haradinaj deklarohet se as nuk do ta heqë taksën e as nuk do të dorëhiqet atëherë kjo PDK e vënë në pozitë të palakmueshme sepse nuk e ka kurajon ta rrëzojë Qeverine nga fakti se në zgjedhjet e shkaktuara nga ky fakt, AAK dhe Ramush Haradinaj do të fitonin popullaritet dhe elektorat në dëm të PDK”ka thënë Tahiri për Ballkani.info.

Tahiri theksoj se PDK-ja është ajo e cila i frikësohet zgjedhjeve sepse ekziston mundësia të mbetet në opozitë.

“Partia Demokratike ishte për pak vjet në opozitë dhe jashtë skenës dhe i frikohet situatës se pas zgjedhjeve të ardhëshme mund ti ndodhë e njejta gje. Ajo atëherë u rikthye tek pas përqarjes së orkestruar dhe ndarjes së LDK-s, ndërsa për momentin Partia Demokratikenuk e sheh një shancë të tillë dhe tash në skenën politike ka mbetur e vetmuar duke qenë e izoluar prej të gjitha partive,… prej VV, prej LDK,prej PSD, edhe prej NISMËS, e së fundmi edhe prej AAK… Në këto kushte e mban një gjendje të padefinuar dhe të brishtë, as me e heq taksën e as me e rëzu Qeverinë, duke mbetur vet faktor dhe në skenë.”, theksoi Tahiri/Ballkani.info