1-1

Llapi e ndal Gjilanin në barazim

Llapi e ka fituar një pikë në duelin ndaj Gjilanit. 

Gjilani është ndalur në barazim në shtëpi nga Llapi me rezultatin 1:1. 

Ndeshja që u zhvillua të premten mbrëma i takoi xhiros së 11-të. 

Për Llapin ishte barazimi i dytë këtë edicion, krahas një fitoreje dhe tetë humbjeve. 

Llapi renditet në pozitën e parafundit me pesë pikë.

Ndërsa për Gjilanin është barazimi i tretë. Ka edhe pesë fitore dhe tri humbje. E zë vendin e tretë me 18 pikë. 

Ardian Limani realizoi supergol në minutën e 69-të dhe e kaloi në epërsi Gjilanin. 

Llapi i barazoi shifrat me golin që e shënoi mbrojtësi Arbnor Aliu në minutën e 88-të.