Aktivistja e njohur

Vdes Flora Brovina

Ish-deputetja Flora Brovina është ndarë nga jeta sot. 

Brovina vdiq në moshën 76-vjeçare. 

Flora Brovina u lind në vitin 1949, në Skenderaj.

Ajo ishte poete, pediatre dhe aktiviste e të drejtave të grave. 

Brovina është rritur në Prishtinë, ku vijoi edukimin fillor dhe më pas studioi mjeksinë.

Pas përfundimit të specializimit në Zagreb, ajo u kthye në Kosovë dhe për një kohë ka punuar si gazetare për “Rilindjen”. 

Shumë shpejt pas kësaj përvoje, ajo u kthye në profesionin e saj, ku punoi për shumë vite në repartin e pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. 

Flora Brovina ka shërbyer si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për gjashtë mandate ndërmjet viteve 2001 dhe 2019.